Kur Dritan Shakohoxha komenton ndonjë ndeshje, ajo ç’ka ai thotë më shpesh kur është gati për të nisur dueli është shprehja: “Mbani frymën njerëz” dhe nuk ka faj sepse i përshtatet shumë mirë të papriturave.

Por jemi duke ja huazuar këtë shprehje për rastin e Gaz Pajës, aktorit të njohur të Portokalli dhe jo vetëm sepse ky i fundit është shumë i rezervuar përsa i përket jetës private dhe kur gjejmë ndonjë detaj nga kjo e fundit na duket njësoj sikur të kemi bërë ndonjë shpikje.

Këtë herë në fakt, Gazi ka dalë paksa zbuluar dhe pikërisht në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku. Teksa mikrofoni i ‘Pasdite në Top Channel’ i është drejtuar aktorit për një përshtypje për dasmën e miqve të tij, krahë Gazit shfaqet një vajzë bionde simpatike e cila e shoqëron. Burime për Blitz.al tregojnë se me të njëjtën vajzë, Gazi është parë edhe teksa ka pushuar në jug të vendit këtë verë çka na bën të besojmë se është pikërisht ajo personi me të cilin Gazi po ndan një histori të këndshme dashurie.

Tani që të zbuluam, duam ndonjë llokum Gazi!