Duket se Zayn Malik ka vendosur përfundimisht të heqë dorë nga flokët e gjata. Në një foto të postuar në Instagramin e nënës së tij, Trisha Malik, ditën e dielë, këngëtari britanik është shfaqur qeros.
Teksa ka pozuar mes nënës dhe të dashurës së tij, Gigi Hadid, Zayn me krenari ka treguar kokën e tij pa flokë, ndërkohë që ende ka vendosur ta mbajë mjekrën.
Trisha nuk ka dhënë asnjë shpjegim sa i përket ndryshim drastik të djalit të saj por thjesht ka vendosur disa ikona zemre.
Ndërkohë që Gigi shihet duke buzëqeshur në këtë fotografi, nënë e këngëtarit shihet teksa i dhuron një puthje të ëmbël kokës së djalit të saj.