Ndryshe nga vitet e kaluara, Zaimina këtë herë ishte në qendër të vëmendjes për lajmet mbi shtatzëninë e saj.

Kjo ka bërë që e gjithë vëmendja mediatike të përqendrohej tek ish Miss-i. Menjëherë pas publikimit të lajmit, Zai u distancua jo vetëm nga rrjetet sociale, por edhe nga Shqipëria.

Megjithatë, këngëtarja nuk i ka rezistuar ndonjë postimi në Instagram. Nëpërmjet tyre arritëm të mësonim që pushimet nuk i ka bërë vetëm me partnerin, por edhe me mikeshën e saj të vjetër Rinën.

Vajzat kanë kaluar ditë relaksi në bregdet dhe na i përcjellin këto moment edhe me video.