Kuvendi Komunal i Zagrebit në Kroaci ka votuar për ta hequr emrin e Kryetarit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito nga një shesh në qendër të qytetit.

Me një votim prej 29 pro dhe 20 kundër, asambleja e kryeqytetit kroat miratoi propozimin e Kryetarit Milan Bandic për ta riemëruar sheshin që deri tash ka mbajtur emrin e Mareshalit Tito, raporton BIRN.

 Kjo çështje ishte hedhur në votim pas presionit nga partitë e djathta për fshirje të trashëgimisë komuniste të së kaluarës.

“Me këtë lëvizje, Mareshal Tito ka shkuar në histori, dhe shpresoj që të mos kthehet më”, tha kryetarja e Asamblesë komunale në Zagbre, Andrija Mikulic, pas votimit.

Josip Broz Tito kishte qenë kryetar i Jugosllavisë prej vitit 1944 deri më 1980, kur edhe kishte vdekur.