Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë në Rrokum Roll se ai mbetet ende pjese e këtij subjekti politik.

“Valdete Daka e KQZ’s u vu në test nga bandat e politikes, për me marrë vendim ndaj meje, prandaj unë kam shkruar për rrëzimin e Qeverise”, thotë Berisha, ndërsa e ka përsëritë se nëse nesër kishin me u bërë 60 vota, ai ka me dhanë votën e 61’të për rrëzimin e Qeverise.

Ai ka mohuar te ketë marre ndonjë telefonate nga opozita lidhur me deklaratat e tij.

“Opozita e kane te vështirë me i bërë 59 vota, për fatin e keq te opozitarizmit ne Kosove”, shprehet ai.

Deputeti Berisha ka sqaruar ne Rrokum Roll pse nuk e ka votuar Qeverinë Haradinaj.

“Kam ndje keqardhje për pozitën e rendë, ne të cilën e kanë pru Ramush Haradinajn, por unë ja kam komunikuar vendimin tim, sepse megjithëse respektin e madh për të, respekti im ma i madh është për Kosovën”, rrëfen Berisha.

Nder arsyet kryesore pse nuk ka votuar për ketë Qeveri, Berisha përmend ndikimin e presidentit Thaçi, sipas tij, në formimin e koalicionit qeverisës.

“Me inicimin e Hashim Thaçit është bërë ky koalicion”, thotë ai.

Deputeti Berisha ne vazhdim e ka quajt të padrejtë vendimin e KQZ’s për largimin e tij nga gara për kryetar te Prizrenit.

“Krejt kjo ka te bej me një gjobe ne shume 140 euro”, thotë ai, duke shtuar se, dikush ka qene i rrezikuar nga kandidimi i tij ne Prizren.

“Kane menduar se me ‘eliminimin’ tim, elektorati i Nismës ka me votuar për PDK’n”, shprehet Berisha.

Berisha thotë se nesër pret vendimin e Supremes për vendimin ndaj tij, ndërsa paralajmëron se nuk ka me u ndale me ankesa për ketë çështje, edhe nëse Supremja e vërteton vendimin ne fjale.

Ne fund, Berisha thotë se asht i bindur ne fitoren e Nismes ne Prizren ne zgjedhjet e 22 Tetorit, me apo pa kandidimin e tij.