Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së, Urania Pirovska do ta vizitojnë Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese “Idrizovë”.

Vizita siç informojnë nga Ombudsmani, është rezultat i kërkesës së Mekanizmit parandalues kombëtar, në raportet e të cilit me vite alarmohet për kushtet e këqija katastrofike nga çdo aspekt në burgje.

Zaev sot do të ketë mundësi të shoh edhe qindra shqiptarë të dënuar pa asnjë faktë dhe dëshmi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai është zotuar se përdisa procese të montuara do të kërkojë rigjykim, ndërsa nuk ka përjashtuar as edhe amnistinë.

Në Maqedoni burgjet janë duke vluar nga numri i madh i të dënuarve shqiptarë me dhjetëra vite burg e deri në burgim të përjetshëm të dënuar me vepra penale për terrorizëm.

Dënimet e shqiptarëve mbeten drakonike, lidhur me rolin që kishin Gjykatat e Shkupit, posaçërisht te ata që konsiderohen si raste të montuara.

Tortura fizike e mendore, kushte mizerabël, shërbime të këqija dhe kontroll i ashpër. Të burgosur me shikim të dëmtuar dhe kancer, të cilëve nuk u lejohet shërimi në shtëpi, por mbahen në kushte jo njerëzore….

Kjo është pasqyra e burgjeve të Maqedonisë, të shtërmbushura me shqiptarë të pafajshëm, të montuar nëpër procese gjyqësore nga regjimi i kaluar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në qelitë e këtyre burgjeve famëkeqe ka edhe persona nga entitete tjera, të cilët vazhdojnë të llogariten si viktima të gruevizmit.

Së fundi Avdil Jakupi, i njohur si k Komandant Çakalla i ka drejtuar një letër publike kryeministrit të ri të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Përmes kësaj letre ai kërkon nga Zaevi që ta liroj nga burgu, ku po qëndron  për 14 vite me rradhë për një vepër që nuk e kabërë.

Ushtari i lirisë pas luftës së vitit 2001 akuzohet nga maqedonasit me një akuzë  se gjoja kam minuar trenin e linjës Athinë-Beograd. Pastaj duke qenë në arrati arrestoi  dhe kidnapoi dy policë maqedon, njofton agjencia e lajmeve INA. Për këtë  vepër dënohet me 15 vite dhe 7 vite për terrorizëm, gjithsejtë 22 vite burg.