Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot e vizitoi Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, i cili sot e shënoi patronazhin e tij.

Kryeministri në shoqërim të zëvendësministrit të Shëndetësisë, Goce Çakarovski mori pjesë në solemnitet, ndërsa pati edhe biseda të shkurtra me udhëheqësinë dhe personelin profesional të spitalit.

Në këtë rast, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është theksuar se Qeveria tërësisht i mbështet nismat për ngritjen e standardeve në spitalet të cilat janë paralajmëruar nga ekipi profesional dhe drejtues.