Qenan Aliu

Anshmëria e Social Demokratëve dhe z. Zoran Zaev në këto zgjedhje lokale NUK është pragmë politike. Konstelacioni i raporteve të numrave në përbërjen e qeverisë është e kusptueshme se është e brishtë, por animi i partisë së tij mbase kanë të drejtë por kjo e drejtë nuk eshtë e arsyeshme.Mbase kuptohet jo gjithçka që është e arsyeshme është edhe e drejtë.
E drejtë e çdo subjekti është të kërkojë vota nga të gjithë qytetarët përfshirë këtu edhe ato shqiptarë. Por kjo e drejtë aktualisht në bazë të rrethanave dhe fakteve demografike e ka arsyeshmërinë p.sh. të kërkohen votat për kryetarin e Shkupit . Por shtrohet pyetja ;- Ku qëndron arsyeja e kandidimit në Haraçinë me kryetarë komune ? Dhe më konkretisht PSE të shpërfaqet ANSHMËRIA nga ana e Social Demokratëve për pretendentët lokal të një partie ortake në koalicionin qendrorë.
Kjo anshmëri padyshim se tregon se egziston që në njëqindëditëshin e parë të funksionimit të qeverisë një kohabitacion i heshtur në mes subjektëve të mazhorancës .
Kjo marrëveshje me Bdi-në mbase publike, ka të ngjarë që të mos arrijë pritshmëritë që aludojnë kupollat e partive. As Zoran Zaev nuk i ka në xhepë votat e maqedonasve Social Demokratë e as Ali Ahmeti nuk i ka në qese votat e shqiptarëve integristë, ndërsa votat e shqiptarëve Social Demokratë as Ahmeti e as Zaev nuk do të arrijnë për ta kuptuar se ku do të treten ato .
Dhe tani pak konspiracion ; – Nëse eventualisht z. Zaev e keni ,,helbete,, ndërmendë të instrumentalizoni formula për joshje dhe përçarje të shqiptarëve kjo do të jetë alternativa më satanizuese për ju. E nëqoftëse evenetualisht e keni ndërmend për të *djegur* Selën e Taravarin në Strugë e Gostivarë , Teutën e Bilallin në Tetovë apo Zek- abijën e Visarin në Çair , mbajeni mend z. Zaev po i *Djegët* dikënd nga këto me kurthe të lajthitjeve, dijeni se shqiptarët ashiqare siç thoni ju ME STILOGRAF do tju *djegin* politikisht juve, bile duke votuar për dreqin e mallkuar .