Të nderuar qytetarë, të nderuar të pranishëm, miq, shokë, anëtarë, aktivistë, simpatizantë të Lidhjes socialdemokrate,

Le të jetojë liria e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë!

Në Maqedoninë e lirë,

Ju qoft me fat 8 shtatori, Dita e pavarëvsisë dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë!

Po e përjetojmë mundësinë për ti realizuar qëllimet tona dhe aspiratat, me zgjedhjen tonë vetanake. Të pavarur, pa kufizime.

Ky nuk është moment. Kjo është zgjedhje e jetës. Liri. Ky është hapi i parë drejt realizimit të qëllimeve tona tjera: pavarësia ekonomike për shembull, si dhe shanset evropiane.

Hapin drejt lirisë dhe drejt mundësive bashkërisht do ta bëjme. Njejtë sikur në 8 shtatorin e para 26 viteve që qytetarët masivisht dolen në referendum dhe zgjedhën Republikën e Maqedonisë së pavarur, edhe ne më ketë masë të madhe, pa dallime, me besim të fortë në të vërtetën dhe drejtësinë, zgjedhëm LIRINË.

“Sekreti i lirisë është durimi”, thot një shkrimtar. Dhe po, ishim të durueshëm. Dhe me dinjitet, me meritë, dhe pse jo edhe te mburemi, që treguam guxim dhe durim që ngritemi mbi interesat personale dhe luftonim për interesat shtetërore, gjithmone kur ajo është e nevojshme për shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë.

Ashtu ishte:

Kur vendosëm për pavarësinë e Maqedonisë në vitin 1991 me presidentin tonë të parë Kiro Gligorov para nesh, dhe kryeministrin Nikolla Klusev të cilët treguan se si punohet se bashku për interesat shtetërore,

Kur e shpëtuam shtetin nga lufta në vitin 2001,

Kur filluam të ndërtonim rrugën drejt BE-së dhe NATO-s në vitin 2005,

Kur ishim në mbrojtje të demokracisë në vitin 2011,

Kur u bashkuam, në vitin 2017 dhe shtetit i sollëm këtë Qeveri pro evropiane, demokratike dhe të hapur.

Këtu jemi tani, kur do ti sjellim vendimet për perspektiva të reja.

Dhe jam i bindur, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen kur do ti përjetojmë të mirat e këtyre perspektivave. Për atë, nëse diçka është themel i idesë socialdemokrate, ajo është ndjenja jonë për solidaritet dhe liri. Dhe duhet të jeni krenarë me këtë.

Dhe tani më kujtohet se çfarë është për Kamin liria.

Ai kishte shkruar: “Liria nuk është asgjë tjetër përveç një mundësie për të qenë më mirë”.

Me të drejt e kishte Kami. Kjo mundësi për të qenë më mirë është e ardhmja jonë.

Për atë u’a dham dorën të gjithëve.

Për atë u hapëm për të gjithë.

Për atë punojmë. Për atë. Për atë që lirinë që e festojmë sot është përgjegjsia jonë. Për atë që njeriu është më i përgjegjshëm kur është i lirë. Sepse mundësitë janë të tij dhe gjithashtu zgjedhja. Edhe pasojat nga ajo zgjedhje njejtë janë të tija.

Shokë, miq, të nderuar qytetarë,

Kemi shans të artë të tregojmë se mundemi të jemi më të mirë. Se dijmë të jemi më të mirë. Dhe se duam të jemi më të mirë. Dhe ta sigurojmë të ardhmen.

Kemi zgjedhur liri dhe pavarësi, demokraci dhe vlera evropiane.

Dhe kjo do të thotë përgatitje për tu parë në të ardhmen.

E ardhmja jonë, si qytetarë, e ardhmja e Republikës së Maqedonisë janë NATO dhe BE.

Kemi shanse reale në vjeshtë Maqedonia ta fiton rekomandimin e pastër nga KE.

Shanset janë reale që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Realitet janë perspektivat ekonomike, qetësia në familje, punësimet e reja, ndërmarrjet e suksesshme.

I filluam proceset.

Me rritjen e pagës minimale, me dëmshpërblimet e bujqve, për të falimentuarit, më uljen e tatimeve, rikthimin e rrymës së lirë, largimin e taksës radiodifuzive, mbështetjen për ndërmarrjet, ndërtimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve, ndërtimin e urave të miqësisë me fqinjët, me proceset reformuese që i kemi hapur, me qasje inkluzive, me mundësi për participim të cilit do, me politikat me dyer të hapura drejt partnerëve tanë strategjik BE dhe NATO, e dërguam porosinë – ne mundemi, dijmë dhe duam të jemi më të mirë dhe meritojmë të jemi pjesë e të ardhmes së ndritur, botës progresive.

Për atë, me mendje në kokë, kemi nevojë përsëri me mençuri dhe pjekuri me çka vendin nga gjenerator krizash ta shndërrojmë në motor zhvillimi.

Rruga është para nesh. Rruga është e pastër.

Demokracia është në proces, është duke u përmirësuar, ajo nuk posedohet. Nga ne varet.

Të kemi durim dhe besim, ta sigurojmë të ardhmen tonë të ndritur.

Për atë,

Duhet lirshëm të vendosim për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Duhet të jemi të hapur për dallimet në çfarëdo baze qofshin.

Duhet të jemi të gatshëm të punojmë dhe të veprojmë BASHKË.

Dhe jo vetëm që duhet, por e kemi patjetër, nëse duam suksesin e plotë.

Qeveria është e arritshme, e hapur, afër me qytetarët për arsye se ka buruar nga qytetarët.

Këtu jam në organizimin e Lidhjes socialdemokrate, jam kryetar i LSDM-së, por edhe kryeministër i të

gjithë qytetarëve.

Edhe juve qytetarëve, edhe miqve ju drejtohem:

Sugjeroni, analizoni, kritikoni, kërkoni më mirë dhe bëhuni gati edhe vet të jeni më të mirë.

Kjo është rruga për të punuar më mirë.

Kjo është rruga që t’u tregojmë të rinjve që ka mundësi për jetë më të mirë në Maqedoninë tonë.

Problemi nuk është te kritikat. Problem është nëse nuk ka kritika.

Përderisa njeriu lufton, do të thotë se është konstruktiv dhe don së sjellë më të mirën në shoqërinë që jeton. Kështu njerëz na duhen, të rinj, kështu gjeneratash. Të zëshëm. Energjik. Të angazhuar. Aktiv.

Në të ardhmen e përbashkët.

Në vendime të përbashkëta.

Në fat të përbashkët.

Bashkërisht miq drejt fitoreve të reja për të gjith ne në Republikën e Maqedonisë përplot me mundësi të reja.

Ndryshimet janë ligj i jetës. Sigurojomë jetë. Në themelet e së kaluarës ndërtojmë të ardhmën.

Gëzuar festën e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, 8 shtatorin! Le të jetoj Republika e

Maqedonisë së pavarur.