Kryeminisitri Zoran Zaev, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael, sot do të ketë drekë pune me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Zaevin në Izrael, ku po qëndron me ftesë të kolegut të tij izraelit Netanjahu, e shoqëron delegacioni qeveritar dhe afarist.

Programi zyrtar për këtë ditë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, parasheh edhe takim të kryeminsitrit Zaev me ldierin e opozitës, Isak Hercog.

Gjatë vizitës, takime të ndara me koelgët e tyre nga Izraeli, do të kenë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Zaev pati takim me presidentin izraelit, Rueven Rivlin. Qeveria demokratike dhe reformuese në Maqedoni hapë mundësi për intensifikim të bashkëpunimit të sigurisë dhe atij ekonomik me Izraelin, konkluduan në takim Zaev dhe Rivlin.

Kryeminsitri i Maqedonisë, i shsoqëruar nga delegacioni qeveritar, ishte për vizitë edhe në Jad Vashem në Jerusalem, Qendrën memoriale të Holokaustit. Ai vendosi lule në emër të Republikës së Maqedonisë, në Hollin e pëprkujtimit, për gjashtë milionë të vdekurit, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbolli edhe dru të paqes në Pyllin e kombeve, gjithashtu në Jerusalem.

Pasdite Zaev foli në Këshillin izraelit p