Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Asamblenë e 72-të të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork nga data 17 deri në 23 shtator, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në përbërjen e delegacionit të RM-së do të jenë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi.

Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të punës së Asamblesë së përgjithshme dhe do të ketë fjalim në konferencën tematike “Qeveria e hapur”, me të cilën do të kryesojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. Është parashikuar që kryeministri Zaev të marrë pjesë edhe në shumë panele tjera tematike gjatë këtij tubimi botëror të shefave të shteteve dhe qeverive.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë drekë pune me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, shumë takime të tjera dypalëshe, mes të cilëve edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, me kryeministrat e Norvegjisë dhe të Maltës, si dhe me presidentin e SHBA-së Donald Tramp.

Në kuadër të vizitës në Nju-Jork, kryeministri Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të diasporës të Republikës së Maqedonisë në SHBA, si dhe me biznesmenë amerikanë.