Zaev: Mbështetja e volitshme e BB-së për sigurim dhe kompensim të dëmeve nga katastrofat në interes të qytetarëve

Kryeministri, Zoran Zaev në takimin e sotëm me Orsalia Kalantcopulos, drejtoreshë e përgjithshme e Evropa Re, kompani e risigurimit e mbështetur nga Banka Botërore, ka biseduar për ndihmën e disponueshme që Republika e Maqedonisë dhe komunat mund ta kenë në disponim nga Banka Botërore dhe Evropa Re në kushte të rreziqeve katastrofike nga katastrofat natyrore siç janë përmbytjet dhe tërmetet.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, përfaqësueset e Evropa Re i kanë prezantuar programet, mundësitë dhe ndihmën teknike që kjo kompani ia ofron shtetit dhe komunave në kushte të rreziqeve katastrofike, me qëllim që të sigurohet ndihmë e shpejtë financiare dhe siguri për buxhetin e shtetit, ndërsa me atë edhe ndihmë të shpejtë për qytetarët dhe amvisëritë të cilat do të përballen me pasojat e rreziqeve të tilla të mundshme.
Në takim, siç shtohet në kumtesë, janë shqyrtuar mundësitë për format e kapshme për ndihmë për sigurimin e prodhimeve bujqësore në kushte të rreziqeve eventuale, siç janë thatësira, të reshurat e shumta, përmbytjet dhe breshëri.
Duke marrë parasysh faktin që Maqedonia viteve të fundit po përballet me rreziqe serioze nga përmbytjet dhe rreziqe të tjera që i mbulojnë programet e përmendura, kryeministri Zaev ka kumtuar se ekziston vullnet që të sigurohet siguri dhe mbrojtje më e madhe e buxhetit, dhe nga këto arsye seriozisht do të shqyrtohen mundësitë që i ofrohen Republikës së Maqedonisë dhe komunave me këto programe të dobishme moderne për mbrojtje buxhetore dhe siguri financiare për qytetarët e Maqedonisë.