Projekt-ligji për përdorimin e gjuhëve është çështja e fundit ligjore me të cilën mbyllen çështjet e hapura nga Marrëveshja e Ohrit, e cila gjithashtu është përfshirë edhe në Kushtetutë, deklaroi sot kryeministri, Zoran Zaev.

“Duke e lexuar Marrëveshjen e Ohrit, e cili është përfshirë edhe në Kushtetutën e RM-së, kjo është çështja e fundit ligjore që është në formë të ligjit, dhe që po mbyllet. Për këtë kur shkoni pas mbylljes së çështjeve të hapura rreth Marrëveshjes së Ohrit, ne zyrtarisht qëndrojmë si Qeveri se është çështja e fundit e hapur. Por, Marrëveshja e Ohrit ka frymë. Kjo frymë mes tjerash thotë është përfaqësimi i barabartë i qytetarëve në të gjitha institucionet, madje edhe në sektorin privat dhe gjithkund”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve “nëse ka garanci nga partnerët e koalicionit të BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët se kjo me të vërtetë është çështja e fundit e hapur”.

Në Kuvend sot filloi debati rreth Projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai është i dorëzuar me flamur evropian dhe për të debatoi Komisioni për çështje evropiane.

Në pyetjen pse Qeveria ka vendosur që Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve ta dorëzojë në Kuvend me flamur evropian, e jo të jetë në procedurë të rregullt, kryeministri Zaev  theksoi se kjo është bërë për shkak se është pjesë e Programit nacional për harmonizim të legjislativës së rrugës drejt reformave ose integrimit tonë drejt BE-së.

“Kjo është pjesë e Planit 3-6-9 dhe është shumë logjike që të jetë me flamur evropian, për shkak se jo vetëm që është pjesë e Planit 3-6-9, kjo është pjesë edhe e Programit kombëtar për harmonizim me legjislativën evropiane. E dini se sa Evropa i jep rëndësi llojllojshmërisë apo diversitetit i cili është vendosur si vlerë bazë në BE dhe për këtë është logjike që kjo të ndodh”, tha Zaev.

Kemi hapur, tha ai, një proces transparent me qëllime shumë të sinqerta në kuadër të Kushtetutës së RM-së që përfundimisht ta sjellim në mënyrë transparente avancimin e përdorimit të gjuhëve në RM.