Kryeministri Zoran Zaev sot vlerësoi se ka perspektiva të mëdha për zgjidhjen e çështjes së emrit, për shkak të marrëdhënieve të vendosura miqësore me Greqinë.

“Jam i bindur se sot ka edhe atë si perspektiva më të mëdha për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme, problemin të cilin Republika e Greqisë e ka me emrin tonë kushtetues. Përse, për shkak të raportit miqësor”, theksoi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Në fund të fundit, siç theksoi, nuk ka provokime të cilat janë deklaruar se kanë ndodhur nga Republika e Maqedonisë drejt Greqisë. “Jo, ndërtojmë raporte miqësore. Ja, kanë ndodhur dy vizitat e ministrave të Punëve të Jashtme të tonit në Athinë dhe të ministrit grek të Punëve të Jashtme në Shkup. Me të vërtetë në dy takimet marrëdhëniet miqësore janë krijuar. E kjo nuk është zgjidhje, por një hap është bërë. Besoj se nën ndërmjetësimin e Methju Nimicit, por edhe se në dhjetor, janar dhe shkurt do të kemi zgjidhje të reja për shqyrtimin e këtij problemi”; theksoi Zaev.

Qëndrimi ynë, siç tha Zaevi, mbetet i pandryshuar. “Së bashku me opozitën do të hyjmë në zgjidhjen e kësaj çështje ku edhe së bashku do të dalim në referendum që do të jetë përfundimtar si vendim final i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha kryeministri.