Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar kandidimin e ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari për kryetar të komunës së Gostivarit. “Si kryeministër e respektojë vullnetin politik të partive, të partnerëve të koalicionit dhe përcaktimet e vendimet e tyre, me të cilat dalin si ofertë para qytetarëve”, theksoi Zaev.
Sipas tij,çdo funksionar i zgjedhur dhe i emëruar i Qeverisë, përveç përgjegjësis politike, ka edhe përgjegjësi morale dhe etike për punën e tij dhe sidomos para qytetarëve.
Zaev nuk përjashtoi mundësinë që edhe ministra e zëvendësministra të tjerë të kandidohen për kryetarë komunash. Por megjithatë, sipas tij, institucionet do të punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk do të ketë humbje të përgjegjësive dhe detyrave që duhet kryer.