Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me delegacion nga Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” në të cilin është theksuar se Qeveria jep mbështetje të fuqishme për avancim të gjuhës maqedonase.

Nga ana e kryeministrit Zaev hollësisht janë shpjeguar masat për avancim të gjuhës maqedonase të miratuara në seancën e fundit qeveritare dhe është theksuar se midis 11 pikave nga këto masa janë ato të cilat u dedikohen themelimit të fondit për mbështetje të afirmimit të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja dhe për hapje dhe mbështetje të lektorëve të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja në BE. Masat, theksoi në takim, parashikojnë themelim të edhe një fondi për mbështetje për përpunim të veprave shkencore kushtuar gjuhës maqedonase nga të gjitha sferat, si dhe iniciativa tjera të cilat në masë të konsiderueshme do ta përmirësojnë punën e Institutit për gjuhë maqedonase.

Pres-shërbimi qeveritar njoftoi se përfaqësuesit nga Instituti për gjuhë maqedonase kanë theksuar se me aprovim të madh i pranojnë këto masa me të cilat do të mundësohet freskim  i ekipit shkencor të Institutit dhe të projekteve të reja. Në Instituti nga viti 1998 nuk ka punësim të reja, ndërsa projekti i fundit i aprovuar është nga viti 2010.

Krahas kryeministrit Zaev në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe kryetari i Këshillit për gjuhë maqedonase Ludmill Spasov. Nga ana e Institutit për gjuhë maqedonase në takim ishin të pranishëm Elena Jovanova-Maxhovska, Aleksandra Gjurkova, si dhe përfaqësueset e redaksive të “Drejtshkrimi i gjuhës maqedonase” dhe “Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase”, Ellka Jaçeva-Ullçar dhe Snezhana Vellkovska.