Kryeministri Zoran Zaev në Nju-Jork u takua me komisarin për zgjerim të BE-së Johanes Han, i cili ka porositur se Qeveria duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë demokratike të reformave të filluara dhe se atë që do ta arrini është e rëndësishme për perspektivat e shtetit tuaj dhe për gjithë rajonin.

Ai, siç kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë, i ka vlerësuar iniciativat e Qeverisë së Maqedonisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal si të dobishme në procesin e integrimit të gjithë Ballkanit Perëndimor në integrimet euro-atlantike.

Kryeministri Zaev ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është aktivisht e fokusuar në realizimin e Planit reformues 3-6-9 dhe aktivitetet e nevojshme për realizim të qëllimeve strategjike euro-atlantike të shtetit.

“Po e përfundojmë fazën e parë sipas afatit të paraparë, deri në fund të shtatorit. E kemi Raportin e ekspertit nga BE-ja, Pribe dhe sugjerimet e tij do të merren parasysh në pjesën e dytë të Planit në të cilin tanimë po punojmë. Qëllimi ynë është që të krijojmë kushte për jetë cilësore qytetarëve të Maqedonisë dhe për integrimet euro-atlantike. Punojmë me këmbëngulje, në mënyrë inkluzive, partitë, po i përforcojmë miqësitë ekzistuese dhe ndërtojmë të reja me shtetet nga fqinjësia dhe në plan ndërkombëtar. Me të drejtë presim lëvizje në integrimet evropiane në vjeshtë, përmes heqjes së kushtëzimit të rekomandimit, ndërsa pastaj edhe datë për negociata. Paralelisht konsiderojmë se i përmbushim kushtet e nevojshme edhe për integrimin në NATO”, ka potencuar kryeministri i Maqedonisë.

Në takim është biseduar edhe për mundësitë e hapura për progres të Maqedonisë në plan ekonomik, përmes interesit të rritur të investuesve vendor dhe të huaj dhe kontributin që do të kenë perspektiva të hapura euro-atlantike për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë.

Pas takimit njëorësh të kryeministrit Zaev me eurokomisarin Han, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka qenë në darkën që për liderët e Ballkanit Perëndimor e organizoi përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, në selinë e delegacionit të BE-së pranë KB-së.