Si kryeministër e respektoj vullnetin politik të partive, të partnerëve të koalicionit të cilët janë në Qeveri dhe përcaktimin e tyre dhe vendimet me të cilat ata do të dalin si ofertë para qytetarëve. Këtë e theksoi sot kryeministri, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes për kandidaturën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari për kryetar komune të Gostivarit.
“Në të njëjtën kohë e ndaj edhe qëndrimin se çdo funksionar i zgjedhur dhe i emëruar i Qeverisë së RM-së, krahas përgjegjësisë politike ka edhe përgjegjësi morale dhe etike për punën e vet dhe nënkuptohet para qytetarëve të vendit tonë”, tha Zaev.
Sipas tij mund të ndodh edhe disa ministra, zëvendësministra të tjerë të kandidohen. Theksoi se Qeveria e RM-së u garanton të gjithë qytetarëve se të gjitha ministritë dhe të gjitha institucionet e tjera qeveritare do të punojnë me kapacitet të plotë para, gjatë kohës së zgjedhjeve lokale si dhe pas zgjedhjeve lokale. Ai tha se është i kënaqur prej punës së deritanishme të ministrit.
Në pyetjen se në çfarë cilësie Zoran verushevski ka qenë i pranishëm me të gjatë vizitës në Izrael, kryeministri Zaev tha se profesori Verushevski ka qenë me të si këshilltar për siguri nacionale të kryeministrit të RM-së.