Cristian Zaccardo mund të nënshkruajë me skuadrën e Interit

Skuadra e Interit ka nevojë për një qendërmbrojtës, pasi ka vetëm tre të tillë momentalisht, Miranda, Milan Skrinari dhe Andrea Ranocchia.

Trajneri Luciano Spalletti kishte kërkuar edhe një tjetër, por afati kalimtar ka përfunduar dhe Inter ka mundësi të nënshkruajë vetëm me lojtarë që janë pa skuadër.

Një nga ta është edhe italiani Cristian Zaccardo, i cili shpreson se do të mund të luajë sërish në nivele të larta.

“Unë jam lojtar i lirë, por jam mirë dhe po stërvitem. Shpresoj se do të më ftoj dhe të luaj sërish në nivele të larta. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por do të isha shumë i lumtur për të luajtur për një skuadër të madhe si Inter”, tha Zaccardo për SportMediaset.

Cazzardo në të kaluarën kishte luajtur edhe për skuadrat si Milan dhe Parma.