Marek Hamsik e ka konfirmuar se mund ta përmbyllë karrierën te skuadra italiane Napoli.

Po ashtu, sllovaku e ka pranuar se në të kaluarën i ka refuzuar dy ekipe të mëdha italiane, Juventus dhe Napoli, transmeton Express.

 Kapiteni sllovak i ka kaluar 10 vitet e fundit me Napolin, me agjentin e tij Mino Raiola i cili e ka pranuar këtë javë se mesfushori dëshiron të qëndrojë në Napoli për jetë.

“Në futboll është e vështirë sepse kurrë nuk e dini se çfarë ndodh. Nuk jam duke menduar të largohem nga Napoli. Në të kaluarën, kam refuzuar oferta nga Juventus dhe Milan sepse nuk ndihesha i gatshëm. Por, jam i lumtur që jam këtu, në nivel profesional dhe njerëzor”, ka thënë Hamsik.