Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, me golin e shënuar ndaj Liverpool është bërë golashënuesi i huaj jo europian më i mirë në histori të Premierligës.
Aguero ka arritur në kuotën e 124 golave të shënuar në këtë kampionat, duke kaluar Dwight Yorke, i cili ka luajtur me Manchester United, Aston Villën e Blackburnin, duke shënuar 123 gola.
Në vendin e tretë të këtij klasifikimi të veçantë qëndron Didier Drogba, me 104 gola, i ndjekur nga Emmanuel Adebayor, me 97 gola.
Për më tepër, me 124 golat e tij, Aguero shndërrohet në shënuesin e 6 më të mirë të huaj në kampionatin anglez.
Në këtë klasifikim, ai që kryeson është Thierry Henry me 175 gola, i ndjekur nga Robin Van Persie me 144 gola, e Hasselbaink në vendin e tretë me 127 gola.