Një grup hakerësh që kanë shënjestruar llogaritë e Instagramit të të famshmëve mund të jenë kyçur në miliona llogari të përdoruesve të tjerë, ka paralajmëruar ky medium social.
Ishte këngëtarja Selena Gomez ajo të cilës i ishte shkelur privatësia në Instagram pasi që fotografi nudo të ish-të dashurit të saj, Justin Bieber, ishin postuar në profilin e saj.
Kompania e rregulloi shpejtë këtë, por jo para se hakerët të fillonin t’i reklamonin informatat private të përdoruesëvë në këmbim të kripto-valutave në Rrjetin e Errët.