Xhaxhai vret me thikë nipin pas një konflikti për oborrin e përbashkët në Shkodër. Vrasja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen “Vojo Kushi” pranë teatrit Migjeni.

Babai i dy fëmijëve mbeti i vrarë me thikë në Shkodër. Shkak është bërë oborri që ndante me xhaxhanë.
Ky i fundit, në debat e sipër me nipin e qëlloi atë disa herë me thikë. 33 vjeçari Mirsad Kuçi ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Shkodrës.
Ndërsa 62 vjeçari Bujar Kuçi u arrestua disa minuta pas krimit nga efektivët e shkodrës.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen “Vojo Kushi” pranë teatrit Migjeni.
Konflikti nisi para 4 viteve, pasi vëllezërit Kuçi ndanin një oborr të përbashkët.
Sherret e vazhdueshme mes tyre se kush nga vëllezërit kishte pjesën më të madhe të oborrit përfunduan tragjikisht me një të vrarë.