Xhaka është gati për ndeshjen kundër Brighton & Hove Albion dhe kërkon vetëm fitore.

Mesfushori shqiptar i Arsenali, Granit Xhaka, dëshiron vetëm fitore të dielën kundër Brighton & Hove Albion.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Të gjithë kemi punuar shumë këto ditë. Nesër objektivi i vetëm janë tri pikët”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Arsenali do të përballet të dielën me Brighton & Hove Albion në “Emirates Stadium” nga ora 13:00.

 

Comments are closed.