Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin ‘Tonight’ Ilva Tare, është shprehur se po punohet dhe është drejt fundit hartimi i një dokument strategjik, ku do të fokusohet puna e tij në 4 vitet e ardhshme.

Xhafaj, po ashtu ka theksuar se tani e tutje do te ketë një komunikim me të mirë me qytetarët, dhe në kuadër të këtij, ka shpjeguar edhe hapjen e llogarisë në Twitter.

Intervista: 

Tare: Ju vura re se hapët një llogari në Tëitter

Xhafaj: Me sa pashë nuk rezistova dot më. Jam i detyruar që edhe për efekt të transparencës me publikun ta bëjë këtë.

Tare: Do të vazhdoni të qëndroni më shumë në media apo në Tëitter?

Xhafaj:Do të vazhdoj të qëndroj pak në media po shumë në komunikim me publikun. Tëitter do të jetë një mundësi për një transparencë shumë më të shpejtë me publikun por edhe me partnerët. Në momentet që sulmohem më shumë, çuditërisht marrë më shumë mesazhe dhe telefonata dhe nuk e di pse ndodh kjo. Sikur t’i ruaja të gjithë mesazhet do të bëhet një libër. Mesazhet e njerëzve të thjeshtë i kam ruajtur. Nuk jam viktimë e kujtimeve. Për sa i përket reformës në drejtësi po e mendoj. Kam një lloj detyrimi jo thjesht ndaj vetes por për të gjithë atyre që kanë kontribuar.

Tare: Do të jetë në një mënyrë si e keni përjetuar ju apo?

Xhafaj:Diçka mikse.

Tare:Katër muaj shkëputje nga Ministria e Brendshme ndihet sikur kanë lëvizur gjërat? Kanë dalë nga kontrolli?

Xhafaj:Nuk është çështje kontrolli, por drejtimi. Sot jam rikthyer me të gjithë përgjegjësitë e mia për ta bërë këtë punë sa më mirë.

Tare: Keni një objektiv madhor?

Xhafaj: Nëse do ta përmblidhja në një fjali; zbatim i fortë i ligjit dhe shërbim ndaj qytetarit. Kam punuar gjatë gjithë kësaj kohe me bashkëpunëtorët e mi për përgatitjen e një dokumenti strategjik me 10 prioritete kyçe ku do të përqendrohen detyra ime. Një dokument politikash në lidhje me prioritetet, objektivat dhe politikat. Për të shkuar tek ky dokument, i cili mund të them se është një draft i konturuar mirë, por është ende në proces,  për t’u shoqëruar me një plan veprimi dhe masat konkrete, indikatorët, përgjegjësitë, afatet dhe pritshmëritë. Nuk ka qenë punë e lehtë. Kam punuar jashtë kamerave. Kemi pasur disa takime me prokurorë që të japin përshtypje, sugjerimet e tyre, me punonjës policie të strukturave të ndryshme.