Arsene Wenger ka insistuar se beson që Alexis Sanchez do të rikthehet në formën e tij më të mirë në Arsenal, pas një merkato të tensionuar dhe kritikave të shumta në drejtim të tij.
Sulmuesi kilian ishte afër transferimit te Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por Wenger thotë se kjo nuk do të ndikojë asgjë te 28 vjeçari, i cili sipas tij ka sjellje shumë profesionale.
Francezi gjithashtu ka mbështetur idenë që afati kalimtar veror të mbyllet para fillimit të sezonit.
“Kanë ndodhur shumë gjëra, dhe ishte e vështirë. Mendoj se është zgjedhja më e mirë që merkato verore të mbyllet para fillimit të sezonit, askush nuk mund të ketë lojtarë që janë me trup aty, me mendje diku tjetër”, ka thënë Wenger.