Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me Alternativën, i kanë mbledhur nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Kërkesa është seanca të thirret për nesër në orën 12:00, ku do të diskutohet për formimin e Qeverisë Haradinaj.

KTV merr vesh se VV dhe LA nënshkrimet i kanë dorëzuar në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës, i cili më pas ia përcjell Kryetarit të Kuvendit ndërsa ky i fundit e ka për obligim që të thërrasë Kryesinë e Kuvendit.