Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të mbahet çdokund, por nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste per nje televizion vendas ai theksoi se për ndryshim të formatit të bisedimeve, që do të thotë përfshirjen e faktorëve të rinj, do të duhej të zhvilloheshin negociata, shkruan REL.

Vuçiç ka theksuar se dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën duhet të zhvillohet dhe se qyetarët “nuk do të zgjohen” me njohurinë se Vuçiç e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fituar asgjë.