Presidenti Ilir Meta nuk është mjaftuar me reagimin e një dite më parë për ngjarjen tragjike ku mbeti e vrarë gjyqtarja Fildes Kasemi, por ka paralajmëruar dhe qëndrime dhe veprime të tjera lidhur me këtë ngjarje por edhe me fenomenin.

“Ne kemi reaguar që dje dhe në ditet që do të vijnë do të ketë qëndrime edhe më të qarta për këtë çështje edhe për të adresuar këtë fenomen kriminal që ka dëmtuar rëndë familjen në Shqipëri, por edhe shoqërinë tonë”, u shpreh Meta.