Një grup të rinjsh kanë thirrur një protestë më 20 shtator në Prishtinë, pas vrasjes së të riut Aulon Zeka, të shtunën.

Të mërkurën, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytetin e Kosovës, nga ora 15:00, do të protestohet në mënyrë paqësore, për të kërkuar drejtësi.

“… që nesër mos të vritet djali, vllau, shoku juaj atëherë eja edhe ti të kerkojmë drejtësi për Aulonin”, thuhet në thirrjen për protestë, të shpërndarë në qendër të Prishtinës nga një grup të rinjsh.

Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 16-vjeçarit.

Bëhet fjalë për të dyshuarit G.H. dhe R.G., të dy të mitur.