“LSD është në zhgënjim dhe në panik. Kaosi dhe paaftësia e LSD-së nuk mund të fshihen. Pushteti shpërdorues i Zaevit  e sjell shtetin  para një shkatërrimi të pashmangshëm në çdo fushë. Gënjeshtrat e Zaevit dhe LSD-së nuk mundet më të kalojnë tek qytetarët dhe prandaj janë të ndërgjegjshëm se do të ballafaqohen me humbje zgjedhore”, citohet në kumtesën lëshuar nga VMRO-DPMNE. 

Sipas partisë, LSD-së i duhet ndihmë që ta defokusojë vëmendjen nga politikat e humbjes dhe prandaj parashtron padi penale kundër kryetarëve më të suksesshëm të kësaj VMRO-DPMNE-së.

“Vendosja e policisë në funksion të zgjedhjeve ishte përmendur disa herë nga ana jonë. Të ballafaquar me kredibilitetin e dobët dhe kolapsin zgjedhor të kandidatëve për kryetar komunash nga radhët e LSD-së policia parashtron kallëzime penale dhe është bashkëautore në proceset e montuara  me qëllim që në mënyrë direkte të ndikojë në procesin zgjedhor”, citohet në kumtesë.

Pas kallëzimeve penale të kryetarëve të komunave të Negotinës Velesit, Kavadarit dhe Prilepit në shënjestër është kryetari më i suksesshëm i komunës së Shtipit, Ilço Zahariev, citon VMRO, duke shtuar se policia ngadalë po kthehet në një cirk dhe paraqet turp për sistemin e tërësishëm juridik në Maqedoni.