Aleanca Kosova e re edhe zyrtarisht i është bashkuar koalicionit PAN për bashkëqeverisje.
Ndërkohë, njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi konsideron se një veprim i tillë është dashur të bëhet shumë më herët. Sipas tij, formulë më të mirë për bashkëqeverisje nuk ka.
Kurse, sa i përket opozitës, analisti Vllasi thotë se LDK dhe VV vështirë të kenë qëndrime dhe programe të përbashkëta.
“LDK dhe VV në një opozitë solide por nuk do të thotë që do të kenë qëndrim të përbashkët. Është fjala për dy parti që diametralisht kanë programe, koncepte të ndryshme politike dhe ata kurrë nuk mund të funksionojnë së bashku përveç nganjëherë kur iu përputhen interesat me pas një qëndrim”, ka shtuar Vllasi.