Biznesmeni i njohur nga Veleshta, Pëllumb Vlashi pasi u nominua sot nga kuvendi i PDSH-së që të kandidojë për kryetar komune në Strugë u shpreh shumë i entuziazmuar për kandidimin e tij. Ai theksoi se pret fitoren e madhe në Strugë, pasi sipas tij, do ta kenë mbështetjen e qytetarëve struganë, njofton Struga Ekspres.

“Ne do të punojmë shumë për Strugën, sepse ky qytet ka nevojë për ndryshime dhe këto ndryshime do ti bëjme ne. Struga ka nevojë për qetësi. Struganët do të na mbështesin dhe jam i bindur për këtë”, u shpreh biznesmeni i njohur Pëllumb Vlashi, tashmë kandidat i PDSH-së për të marrë timonin e komunës së Strugës.