Një anketë e re e realizuar nga data 13 deri më 16 shtator nga instituti “Dimitrija Çupovski”, nxjer pothuajse të barabarta Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Lëvizjen BESA, të cilat gëzojnë mbështetje prej 4.1, respektivisht 4 për qind nga të anketuarit. Sipas kësaj ankete, Aleanca për Shqiptarët ka mbështetjen e 2,0 % e qytetarëve, ndërsa PDSH vetëm 1,7%. Rezultatet e aketës thonë se VMRO-DPMNE ka mbështetjen e 28.4 përqind të të anketuarve, ndërsa LSDM vetëm 18,1 %. Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve kanë thënë se nuk do të votojnë në zgjedhjet lokale.

Kjo anketë është publikuar një ditë pas anketës së IRI-t, e realizuar në muajin gusht. Në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, rezultatet e anketave të Institutit “Dimitrija Çuposki” janë më të sakta, se ato të IRI-t te spektri politik shqiptar.

Pjesë e anketës ka qenë edhe besueshmëria tek liderët partiak. Sipas anketës, besueshmëri më të lartë ka kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 29,2% , ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka besimin e 14,8 % nga qytetarët. Nga liderët shqiptarë, Ali Ahmeti gëzon mbështetjen e 4 përqind, i pasuar nga Bilall Kasami i cili ka mbështetjen e 3.7 për qind nga të anketuarit. Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi kanë mbështetjen e 2.2 për qind, respektivisht 1.6 për qind nga të anketuarit.
Nga instituti Dimitrija Çupovski thonë se kjo anketë është zbatuar në territorin e gjithë Republikëssë Maqedonisë dhe janë marë të gjitha karakteristikat demografike. Testimi i mendimit publik është bërë në mënyrë telefonike, ndërsa janë testuar 1124 qytetarë.