Mbrëmë persona të panjohur kanë kryer grabitje në banesën e 39-vjeçarit B.J nga Tetova që ndodhet në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” në Tetovë, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Pasi kanë hapur me forcë të dybravat e derës së përparme, duke kontrolluar plotësisht banesën dhe në një kuti dekorative tek dhoma e fëmijëve kanë marr 6.000 denarë dhe pastaj nga dhoma e gjumit dy orë femrash prej markave të famshme, duke grabitur në mënyrë të paligjshme pronën totale prej 90 mijë denarë, ndërsa dëmi i shkaktuar financiar, sipas vlerësimit, vlerësohet në 20 mijë denarë, transmeton TetovaSot.

Me orët dhe paratë e vjedhura, pa u vënë re nga askush, ata janë larguar nga apartamenti.

Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për të sqaruar raportimet dhe zbulimin e autorëve./TetovaSot/