Mbrëmë rreth orës 21, 44-vjeçari G.R nga Gostivari raportoi një vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij në rrugën “143” në Gostivar, transmeton TetovaSot.

Deri më tani nga persona të panjohur kanë hapur me forcë dritaren e shtëpisë, duke hyrë brenda, plotësisht kanë kontrolluar hapësirat e të gjitha dhomave dhe nga dhoma e gjumit në katin e parë kanë marrë disa pjesë bizhuteri ari, 380 euro, 5 parfume dhe një telefon mobil.

Grabitësit me konfiskim e bizhuterisë, parat dhe sendet e tjera, pa u vënë re kanë braktisur shtëpinë, duke përvetësuar në mënyrë të paligjshme përfitim material rreth 79 mijë denarë, ndërsa dëmi i shkaktuar total është 15 mijë denarë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të ndriçuar rastin dhe për të sqaruar raportimet dhe për të zbuluar autorët./TetovaSot/