Zëvendës ministri i arsimit Visar Ganiu sot me fillimin e vitit të ri shkollor ka vizituar shkollën fillore ‘Liria’.

“Në këtë vizitë më shoqëroi mësuesja ime e parë, znj.Fehmije Pruthi dhe kujdestari i klasës z.Saqin Lamaxhema. Ishte ndjenjë e veçantë pas shume kohe të takosh mësuesit, pishtarët e dijes.
Uroj të gjithë ata që për herë te parë ulen në bankat shkollore, ata që nga sot fillojnë rrugëtimin e gjatë të dijes.
Uroj edhe mësimdhënësit dhe prindët, që njëkohësisht janë element kyç ne arsim dhe edukim.
Vit të mbarë shkollor të nderuar”, është shprehur Ganiu.