Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka vlerësuar qeverisjen në Prishtinë të drejtuar nga Shpend Ahmeti, ndërsa shprehu bindjen se partia që udhëheq do të qeverisë edhe me një numër të madh komunash.

Në një konferencë për media, ai tha se me qeverisjen e VV-së, në Prishtinë ndodhën ndryshimet e mëdha qe nga shumëkush cilësoheshin të pamundura.

Ymeri ka thënë se Ahmeti e çliroi qytetin nga uzurpimi dhe e ktheu në shërbim të qytetarëve.

“Prishtina përmirësoi dukshëm arsimin, sistemin shëndetësore, i ndali parregullsitë. E ndaloi lluksin dhe shpenzimet e panevojshme. Vendosi rregull. Kjo është komuna e Prishtinës e qeverisur nga Ahmeti dhe Vetëvendosje”, tha Ymeri.

Ai ka paralajmëruar se sikur në Prishtinë do të qeverisët në secilën komunë të Kosovës, të cilën e drejton Vetëvendosje.