Visar Ganiu, nuk le cep të komunës të Çairit pa e vizituar. Kandidati për kryetar të komunës të Çairit nga radhët e BDI-së, prof.dr. Visar Ganiu sëbashku me bartësin e listës për këshilltarë komunal të Qytetit të Shkupit, Besnik Ajeti, dje pasdite zhvilluan një takim tejet miqësor me banorët e lagjes Seravë, të Çairit, duke i dëgjuar me vëmendje të thellë të gjitha problemet me të cilat ata ballafaqohen dhe njëkohësisht u shprehën se të gjithë sëbashku do të punojnë për të ndihmuar këtë lagje në të gjitha aspektet, veçanërisht në aspektin infrastrukturor.

Takimi ishte tejet  konstruktiv dhe relaksues.