Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të Çairit Visar Ganiu edhe sot ka vazhduar me aktivitetet e tij ditore duke u takuar me qytetarë të Çairit.

Në takimet e realizuara derë më derë nëpër shtëpi dhe banesa, prof.dr. Visar Ganiu bashkë me bartësin e listës për këshilltarë në qytetin e Shkupit Besnik Ajeti, bartësin në nivel të komunës së Çairit Fikri Abdullahu, Shefin e shtabit Bujar Osmanin dhe përfaqësueset e Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim- dega e Çairit,  janë pritur ngrohtë nga shumë familje.

Në bisedat me këto familje janë marrë sygjerime, ide dhe këshilla se si në të ardhmen duhet të duket komuna e Çairit.

Me bashkëbiseduesit, kandidati për kryetar komune në komunën e Çairit ka shkëmbyer numrat e telefonit dhe email adresat, në të cilat qytetarët e Çairit mund të japin këshillat, idetë por edhe të paraqesin problemet e tyre drejtëpërdrejtë kryetarit të ardhshëm të Çairit