Kandidati i BDI-së për kryetarë komune në Çair, Visar Ganiu ia ka prish matematikën Lëvizjes BESA, mëson portali TetovaSot. Që nga kandidimi i Visar Ganiut, Lëvizja BESA është në telashe në Çair duke mos vendosur për kryetarë komune. Kjo Lëvizje një herë doli me Kastriot Rexhepin si emër më i përshtatshëm për Çairin ku edhe kishte mbështetje nga Muki i LSDM-së, por dështoi nga përpëlsja mes Kastriotit dhe Bekimit.

Më pas doli në shesh emri i stomatologut që është rritur në folenë e BDI-së, Bekim Saliu ku nga pakënaqësitë e mëdhaja mes grupeve sikur Lëvizja BESA tërhoqi emrin e tij duke e zëvendësuar me emrin e deputetit Zeqirja Ibrahimit.

Gjithë këto emra nga Lëvizja BESA për Çairin është një pasiguri dhe një mesazh se humbjen mund ta kenë të lehtë pasi njëri grup nuk do të vrapojë për grupin tjetër që të udhëheq me komunën.

Ndryshe me 15 tetor katër kandidatët e partive shqiptare pritet të futen në kafazin e vdekjes, ku njëri do të jetë fitues. /TetovaSot/