Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune në komunën e Çairit Visar Ganiu ka realizuar takim me banorët e lagjes Sahat Kulla me të cilët ka biseduar për problemet me të cilët ata përballen në përditshmërinë e tyre.

Pas dëgjimit të problemeve dhe marrjen e ideve dhe propozimet nga ana e qytetarëve, Ganiu banorëve të kësaj u ka premtuar se problemet më të mëdha me të cilët pëtballen ata e kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën do të jenë ndër prioritetet kryesore të tij në katër vitet e ardhëshme.

Banorët e lagjes Sahat Kulla, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës Çair Visar Ganiu i kanë dhënë mbështetje të parezervë në drejtim të realizimit të plotë të planit katër vjeçar.