Stuhia e kategorisë së 4 shoqërohet me erëra që shkojnë deri në 209 km/h. Uragani u largua nga Florida Keys dhe pritet të zbarkojë në bregun perëndimor.

Erërat e forta dhe stuhitë po ndikojnë në zonën e Miamit, por guvernatori i Floridës Rick Scott tha se ishte shumë i shqetësuar për bregun perëndimor.

Më shumë se 1 milion banesa janë pa energji elektrike, ndërsa 6.3 milionë banorëve i është thënë të evakuohen, pasi janë rritur kërcënimet për jetën.

Irma tashmë ka shkatërruar pjesët e Karaibeve me të paktën 27 vdekje.