Një tërmet i fuqishëm me mangnitudë 7.1 ballësh e ka tronditur Meksikën ditën e martë.

Ky tërmet i tmerrshëm ka shkaktuar mbi 200 viktima dhe shkatërruar shumë ndërtesa, transmeton Gazeta Express.

 Një video teksa ndodh tërmeti e ka prekur shumë Ariana Fejzullahun, bashkëshorten e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu.

Ajo këtë e ka publikuar në profilin e saj në Instastory duke u lutur për të gjithë viktimat nga ky tërmet.

“Lutem për Meksikën”, kishte shkruar Ariana duke lënë edhe dy emoji që qajnë.

Më shumë se 40 ndërtesa janë shkatërruar në Meksiko Siti. Në mesin e ndërtesave të rrënuara ishte edhe objekti i një shkolle fillore i cili u shemb nga dridhjet e mëdha, ku të paktën 20 nxënës vdiqën dhe shumë të tjerë raportohen të zhdukur.