Bajern Munchen u mund një ditë më parë me rezultatin e pastër 2-0 nga skuadra e Hoffenhaim.
Meritën për këtë humbje ka padyshim loja e skuadrës së Hoffenhaim, e drejtuar nga Julian Nagelsman, por edhe një futbollist i ekipit U-14 të këtij klubi.
Në minutën e 27-të të ndeshjes, futbollisti i U-14 i Hoffenhaim, Umut Tohumçu, i cili ishte një nga djemtë që mbledhin topat jashtë fushës, i dha shpejt topin Kramariç.
Ky i fundit bëri një rivënie anësore të shpejtë, duke ia kaluar topin Uth i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e bavarezëve golin e avantazhit duke përfituar nga hutimi i Martinez.