Katër veta kanë pësuar lëndime pasi një makinë u përplas drejt një muri të një shtëpie dhe u përfshi në zjarr.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë shoferi i VW golfit të bardhë që u lëndua, së bashku me dy pasagjerë dhe një burrë që ishte ulur në një divan brenda shtëpisë.

Ai u dërgua në spital sikurse tre njerëzit që ishin në makinë, të cilët të gjithë pësuan lëndime në kokë.

Një grua dhe fëmijë që ishin në shtëpi në atë kohë arritën të largoheshin, por një burrë që ishte në dhomën e ndenjes pësoi lëndime të rënda në këmbë.

Automjeti u përplas në dhomën e ndenjes së një shtëpie në Rawcliffe, York, Angli, në ora 1.30 të mëngjesit dhe u përfshi nga zjarri.

Policia ka arrestuar një burrë në 20 vjeç, i cili besohet të jetë shoferi. /Telegrafi/