Përkundër ndërhyrjes së zjarrfikësve një veturë është djegur tërësisht në mes të rrugës pasi është kapluar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në drejtim të fshatit Laz në Opojë.

Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në veturë, por fatmirësisht nga ky rast nuk ka pasur të lënduar.