Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka komentuar marrëveshjen e së hënës mbrëma mes PAN-it dhe AKR-së. Ai për këtë e ka akuzuar Lidhjen Demokratike.

“LDK-ja edhe kur nuk futet vetë me PDK-në, sigurohet që t’ia sigurojë asaj qeverisjen”, ka shkruar Krasniqi.

E para tij, edhe deputeti Xhelal Sveçla tha se tani është vonë për LDK’në, e cila, sic tregon ai, po i bën ftesa Vetëvendosjes për të arritur marrëveshje.