Nga, Sulejman Mehazi

Pse me qytetarët s’bëheni të sinqertë e të thoni se përveç llomeve e mbeturinave kurrgjë s’mund të bëjmë, pse tregoni rrena e pallavra projektesh kur s’mund të bëni asgjë. Si mund të realizoni projektet tuaja kur komunat: Çairi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga janë të mbushura me borxhe deri në fyt, me shifra milionëshe eurosh. Ta marrim si shembull Tetovën, një urë pesë metërshe në afërsi të sh.f “Istigball” që sa kohë nuk mund të ndërtohet e ku projekte grandioze. Ju të dashur kandidatë, garën politike komunale duhet bërë me projekte për larjen e borxheve, e jo me gënjeshtra projektesh. Pa para nuk bëhet gjë. Kështu që, dhjetë vite duhet kaluar për të larë borxhet e komunave, e pastaj të bëni diçka të mirë nëpër komunat tuaja. Sa herë i mashtroni rëndë qytetarët, a s’ju vjen gjynah?