“Zemra me të kajt kur e sheh vendin tënd t’u u zbraz nga kjo rini e bukur”, ka shkruar këngëtarja Vesa Luma në llogarinë e saj në Facebook.

“S’ma kish marrë mendja që kemi me ardh në këtë depresion kolektiv, e as qe më kish shkuar menja që kur niset autobusi për Beograd ka me pas duartrokitje me ovacione”,  ka shkruar Luma.

Ndryshe mediat kanë raportuar për një valë të re të migrimit masiv të qytetarëve të Kosovës në drejtim të Perëndimit.